Transmetuar më 21-07-2014, 16:29

Një shtetas i huaj është gjetur i pajetë në një hotel në qytetin e Elbasanit. Viktima është Jaromir Jerzy Maciolek, 38 vjeç nga Polonia.
I ndjeri u gjet i vdekur në një nga dhomat e hotelit “Kolombo”, hotel luksoz që gjendet te rruga Nacionale Elbasan-Librazhd, 4 km nga qendra e qytetit Elbasan, raporton korrespondenti i noa.al.
Policia tha se nga veprimet e kryera rezulton se vdekja e shtetasit polak ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. /a.c/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





