Transmetuar më 21-07-2014, 16:10

Quhet Ben Dahlhaus dhe është përkufizuar si një nga meshkujt më seksi në botë, por edhe si modeli me “fytyrë të trishtë”.

Shikimi i tij është i ftohtë njëlloj si Suedia, prej nga dhe vjen, ndërsa mjekra që i rrethon fytyrën i shton më shumë hijeshinë.

Pavarësisht sharmit të tij, për Ben dihet fare pak. Së fundmi ai ka xhiruar një fushatë publicitare për një orë luskoze “Brathwait”, një punë që përfshin disa fotografi dhe një video të realizuar nga fotografi me famë ndërkombëtare Esra Sam.

Mjaftuan pesë ditë nga publikimi i këtij spoti, për ta projektuar Ben Dahlahus, si një nga meshkujt më të dëshiruar të të gjitha kohërave, për shkak të pamjes së tij të veçantë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit