
Rreth një vit më parë, historia e tyre bëri shuam bujë. Sanele Masilela ishte vetëm 6 vjeç kur u martua me 61 vjeçaren Helen Shabangu në një fshat në Afrikën e Jugut.
Shumë persona kishin ngelur të shtangur duke kërkuar të gjejnë një motiv për një veprim të tillë, ndërsa shumë të tjerë kanë nisur kritikat kundrejt tyre (veçanërisht fqinjët).
Në realitet “martesa” ishte një lloj simboli në formë homazhi, në nder të gjyshit të Santele, i cili i kishte kërkuar nipit para se të vdiste, të bënte atë që ai nuk mundi të realizonte sa ishte gjallë.
Gjyshi i ka kërkuar nipit 8 vjeçar të martohet me gruan e jetës së tij, atë që ka dashur përherë, pra me Helen. “Nëpërmjet kësaj martese i kemi bërë të lumtur mbrojtësit tanë në botën e përtejme. Nëse ata nuk do të ishin martuar, diçka e keqe do të na kishte ndodhur”, është shprehur e ëma.
Vetë 8 vjeçari ka komentuar duke u shprehur: “Jam i lumtur që jam martuar me Helen. Tani duhet të mësoj shumë, pasi kur të rritem, do të martohem me një grua të moshës sime”. Disa ditë më parë është zhvilluar edhe një dasmë e dytë, duke zyrtarizuar kështu martesën mes dy personave. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





