Transmetuar më 21-07-2014, 14:09

Durrës, 21 korrik 2014, NOA.al – Një 32 vjeçar, me gjithë se rezultonte i shpallur në kërkim nga policia, lëvizte lirshëm duke grabitur pushuesit në plazhin e Durrësit.

Ervis Habibi u arrit të kapej ditën e djeshme nga policia e qyteti bregdetar teksa tentonte të rrëmbente çantën e një pushueseje në zonën e plazhit.

Policia tha për NOA.al se 32 vjeçari dyshohet të ketë vjedhur disa pushues. Efektivët blu u vunë në lëvizje pas një seri denoncimesh nga këta të fundit.

Burimet nga blutë e Durrësit bëjnë të ditur se janë ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa aparate celulare dhe sende të tjera të vjedhura nga Habibi.

Mësohet se Ervis Habibi figuron në kërkim pasi është dënuar  më parë nga  gjykata Elbasan me 2 vjet e gjashtë muaj  burg, për vjedhje./k.k/a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit