
Elbasan, 21 korrik 2014, NOA.al – Një nënë, e cila ka braktisur tre fëmijët e saj, është gjetur nga policia e Elbasanit.
Burime nga policia i thanë agjencisë NOA.al se Zh.P. është larguar një ditë më parë nga banesa e saj në lagjen “Beqir Dardha”, ku jetonte me bashkëshortin dhe tre fëmijët e mitur.
Mendohet se shkak i largimit të gruas janë bërë konfliktet e shumta me bashkëshortin dhe gjendja shumë e keqe ekonomike. Denoncimi në policinë e Elbasanit për zhdukjen e saj është bërë nga familjarët e bashkëshortit, më datë 19 korrik.
Gruaja është kthyer në banesë gjatë ditës së djeshme, pasi është gjetur nga blutë e këtij qyteti. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”./k.k/a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





