Transmetuar më 21-07-2014, 12:08

Fier, 21 korrik 2014, NOA.al – Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në hapjen e zyrës së punës në qytetin e Fierit, ku është shprehur se në 300 ditë, kjo qeveri ka arritur të ketë mbi 43 mijë punonjës më shumë në librin e kontributeve.

“Ne kemi trefishuar numrin e punëkërkuesve që duan informacion. Në 300 ditë, ne kemi arritur të kemi mbi 43 mijë punonjës më shumë në librin e kontributeve. Janë vende të reja dhe të formëzuara. Kjo është prova se po krijojmë vende të reja pune”, ka thënë kryeministri.

Ai ka shtuar më tej se po u kthehet dinjitetin njerëzve që jetojnë përmes punës, duke bërë formalizmin. Sipas Ramës, po rritet numri i punëdhënësve dhe kjo është shenjë se po funksionon lidhja mes dy hallkave. Ai ka deklaruar se 3000 vetë janë në qendrat e formimit profesional.

“Fieri bashkohet në zinxhirin e qyteteve me zyra punësimi. në zyrat e punës mundësi të takohen me ata që ofrojnë pune. Vetëm në 7 zyra pune ka rreth 15 mijë vende të lira. Janë kontaktuar mbi 22 mijë punëdhënës”, u shpreh Kryeministri.

Kryeministri Rama vlerësoi angazhimin e Zyrave të Punës edhe sa i takon interesimit të drejtpërdrejtë tek sipërmarrësit, si dhe njoftoi ndërhyrjen edhe me fondin tjetër të mbështetjes për fasonët, një tjetër fond të mbështetjes së punësimit, që gjithçka merret nga të ardhurat që vijnë prej kontributeve të tyre, të kthehen përsëri te sipërmarrja në formën e një fondi të nxitjes së punësimit. “Ne kemi pasur një sukses të konsiderueshëm si fazë e parë me fondin e nxitjes së punësimit, deri tani. Ka pasur shumë më tepër aplikime sesa një vit më parë dhe përfituesit kanë vënë në dispozicion projekte që do të na sjellin përsëri rritje të punësimit. Ndërkohë duhet të hyjmë edhe me fondin tjetër të mbështetjes për fasonët, siç e kemi premtuar, që gjithçka ne marrim nga të ardhurat që vijnë prej kontributeve të tyre t’u kthehen atyre në formën e një fondi të nxitjes së punësimit, ku falë projekteve ata do të mund të përfitojnë drejtpërdrejtë mbështetje financiare përkundër vendeve të punës që do të krijojnë”, tha Rama.

Ai njoftoi se këto zyra pune janë ngritur me kontributin e sipërmarrjes dhe se nga buxheti i shtetit nuk ka dalë asnjë qindarkë. “Janë 9 mijë vetë që janë punësuar nga 7 zyra punë. 9 mijë vetë nga të gjithë shkallët e arsimimit nga inxhiniere deri në fasoneri. 4000 vetë në industrinë përpunuese. Është një koncept i gabuar se këtu ofrohet vetëm punë krahu. Gama e vendeve të punës që ofrohen janë nga ato me arsim të lartë deri te zanatet e ndryshme”, ka thënë ndër të tjera Rama. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit