Transmetuar më 21-07-2014, 11:23

Lezhe, 21 korrik 2014, NOA.al –  Nga përplasja e një makine me motorin e një efektivi të policisë, ka ngelur i plagosur rëndë ky i fundit.

Të përfshirë në aksident janë 19 vjeçari Florenc Vata, i cili drejtonte mjetin tip “Renault” me targa CB 411 KY, si dhe 48 vjeçari me inicialet A.M. me detyrë punonjës policie në I.E.V.P. Shënkoll, Lezhë, i cili ka qenë duke udhëtuar me motorin e tij, pa targa.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar rëndë 48 vjeçari, i cili është transportuar me urgjencë në Qendrën e Traumës, ku edhe ndodhet. Burime nga policia i thanë NOA.al se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, në qytetin e Lezhës.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale të “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit