
Tiranë, 21 korrik 2014, NOA.al – Kryetari i Komunës së Lazaratit, Dashamir Aliko është kallëzuar në Prokurori nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bashkë me Alikon, akuza janë ngritur edhe për dy kryepleqtë e zonës, të cilët janë duke u hetuar për favorizim të kultivimit të hashashit në Lazarat.
Pak ditë më parë, Dasho Aliko është denoncuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, si një nga të dyshuarit për drejtimin e organizatës kriminale në fshatin e Lazaratit, të cilin Aliko drejtonte.
Mësohet se hetuesit janë përqendruar edhe në zbardhjen e emrave të personave që shfrytëzonin tokat e komunës në kultivimin e lëndës narkotike. Prokurorët e kësaj çështje kanë bërë të ditur për mediat se po kryhen të gjitha verifikimet, për të parë nëse tokat e komunës janë shfrytëzuar me miratimin e kryetarit Aliko apo pa dijeninë e tij. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





