Transmetuar më 21-07-2014, 08:32

Në studimin e bërë së fundmi mbi studentët e një universiteti në SHBA, shkencëtarët vërtetuan se një mollë e ngrënë para buke të jep ndjesinë e ngopjes dhe të ndihmon për t’u dobësuar.
Në studimin e bërë mbi studentët e një universiteti të cilët nuk mbanin asnjë dietë, gjatë pesë javëve, 15 minuta para buke iu dha nga një mollë dhe lëng molle.
Personat që kishin ngrënë vetëm mollë, hëngrën më pak ushqim se ata që kishin pirë vetëm lëngun e mollës. Kështu, molla zbuste urinë dhe mbante nën kontroll sasinë e konsumuar të ushqimit, duke mos shtuar kile në mënyrë të padëshiruar. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





