Transmetuar më 21-07-2014, 07:56

Një inspektor patinazhi, i dyshuar për pedofili, është arrestuar nën akuzën e përdhunimit të një fëmije 6 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në një shkollë në Bangladore, në Indinë e jugut. Me sa duket, sipas raportimeve të mediave vendase, burri ka ngacmuar të paktë katër fëmijë gjatë tre viteve të fundit.
Në kompjuterin e tij tip lap top janë gjetur fotografi pornografike të të miturve. Hetuesit janë duke marrë në pyetje burrin dhe më pas do të jetë gjykata ajo që do të vendosë për të ardhmen e tij. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





