Transmetuar më 20-07-2014, 20:25

Arsenali rishfaqet në garë për Mario Balotellin dhe fuqishëm madje, citon Supersport.

Eshtë përfolur shpesh për rikthimin e mundshëm të sulmuesit italian në Angli, pasi te Milani, nuk mundën ta shtronin djaloshin problematik as Allegri dhe as Seedorf, ndërsa Inzaghi mesa duket nuk dëshiron ta marrë mundimin për edukimin e tij.

Me eliminimin e parakohshëm të Italisë nga Kupa e Botës, ku pa dyshim që kontribut kishte edhe Balotelli, vlera e kartonit të tij ra ndjeshëm në bursë.

Topçinjtë e Wenger dëshirojnë të përfitojnë nga ky moment me një mega ofertë që i zgjatet Milanit dhe Balotellit me një pjatë të argjendtë, e cila vështirë se mund të refuzohet.

Super Mario mund të kthehet në një emblemë të Arsenalit dhe paga e tij është vërtet joshëse, gati 200 mijë Euro në javë, ndërsa në llogaritë e Milanit mund të shkojnë 20 milionë Euro, të cilat menjëherë do të vihen në shërbim të merkatos kuqezi.

Krahas Balotellit, Seria A ndërkohë mund të humbasë një tjetër yll siç është Mattia Destro. Me afrimin e Iturbes dhe bashkë me Tottin e Gervinho, mund të jetë ky tredhëmbëshi i ri Romës.

Kështu planet e Garcias kanë ndryshuar, duke e spostuar Destron drejt largimit, edhe pse sezoni i kaluar ishte impresionues për sulmuesin 23-vjeçar.

Gjithsesi interesimi për të nuk ka munguar. Në dy javët e fundit janë shfaqur Wolsburgu nga Gjermania në radhë të parë, i ndjekur nga Tottenhami në Angli.

Për shumën e 25 milionëve Eurove, verdhekuqtë janë të gatshëm të ulen në diskutime për shitjen e Destros.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit