Transmetuar më 20-07-2014, 20:15

Skënderbeu-Bate do të jetë një sfidë tepër e rëndësishme për kampionet e Shqipërisë, dhe tifozët duket se do të jenë lojtari i 12-të në fushë, citon Supersport.

Mësohet se më shumë se gjysma e biletave të hedhura në treg, janë shitur tashmë me tifozët korçarë që do të mësyjnë në shkallët e stadiumit.

Pothuajse 3500 bileta janë shitur deri tani dhe pritet të jenë 6000 tifozë në stadium, për takimin e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Champions League.

Gjithashtu në stadium do të ketë edhe tifozë shqiptarë nga trevat e tjera, konkretisht ka patur interesim nga tifozë shqiptarë të Mitrovicës dhe Tetovës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit