Transmetuar më 20-07-2014, 19:38

Jose Mourinho me siguri nuk e kishte fjalën për Didier Drogba në momentin kur e cilësoi të mbyllur merkaton e skuadrës së tij për këtë verë, pasi lojtari nga Bregu i Fildishtë është si i shtëpisë në “Stamford Bridge”.

36- vjeçari pritet të firmosë një kontratë 1-vjeçare në ditët e ardhshme, duke realizuar kështu një rikthim të bujshëm në Premier League, pikërisht me skuadrën me të cilën arriti sukseset e tij më të mëdha, e për më tepër duke gjetur në stol një prej trajnerëve të tij të preferuar.

Mësohet se ka qenë vetë Mourinho, që ka dhënë ok për rikthimin e sulmuesit, të cilit gjithashtu do t’i rezervohet dhe një post drejtues në shoqëri, në përfundim të kontratës së tij.

Drogba erdhi te Chelsea në vitin 2004 nga francezët e Marseille, dhe qëndroi në “Stamford Bridge” deri në vitin 2012, teksa zhvilloi 226 ndeshje dhe shënoi 100 gola.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit