Transmetuar më 20-07-2014, 17:55

Lushnje, 20 korrik 2014, NOA.al – Një aksident i ndodhur në orët e para të mëngjesit i ka marrë jetën 63 vjeçarit nga Lushnja, Bashkim A.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Plug të këtij rrethi, kur viktima ka dalë nga rruga dhe është përplasur nga mjeti, i cili drejtohej nga 32 vjeçari Krenar K.

Autori e ka çuar viktimën me shpejtësi në spital, por edhe pas ndihmës së parë të dhënë nga mjekët, ai nuk ka mundur të jetojë. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit