
– Kushtojini vëmendje detajeve që janë përreth dhe pas jush. Kërkoni të gjeni një ambient që ju përfaqëson dhe që përshtatet me mesazhin e fotos.
– Bëni kujdes me pikën në të cilën do të bëni foton. Pozicionojeni celularin tuaj lehtësisht në vendin e duhur.
– Bëni kujdes me dritën dhe intensitetin e saj. Evitoni dritat e forta në fytyrë.
– Kujdes me mbajtjen e celularit inteligjent shumë afër me fytyrën.
– Mos bëni selfie përpara pasqyrës. Përgjithësisht tregojnë për mungesë të theksuar të fantazisë.
– Shmangni fotot tipike me këmbët dhe detin në horizont, gjatë stinës së verës. E bëjnë të gjithë fillestarët.
– Bëni sa më shumë selfie në lëvizje, ku shfaqet një veprim i caktuar, por kujdes me pozicionimin e këmbëve dhe celularit.
– Është e rëndësishme të dini se si të silleni dhe qëndroni, nëse doni të realizoni një selfie me një personazh të njohur, VIP.
– Bëni kujdes me selfiet e sikletshme që realizoni. Mos jua dërgoni ato personave që një ditë më pas mund tua nxjerrin në publik. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





