Transmetuar më 20-07-2014, 17:40

Studimet e fundit tregojnë se kungulli përbën një burim të shkëlqyer të antioksidantëve luteinë dhe zeaxanthinë.
Lëkura e tij është një burim shumë i mirë i këtyre dy antioksidantëve, kritik për shëndetin e syve. Për më tepër, ndër karbohidratet e kungullit u gjet një sasi e konsiderueshme e pektinës. Kjo, e bën atë një ushqim shumë të përshtatshëm për ata që vuajnë nga diabeti.
Sa herë të gatuani kungull mbani mend 3 gjëra:
-mos ja hiqni lëkurën (thjeshtë pastrojeni mirë)
-mos i zieni në ujë por, në avull -shoqërojini gjithmonë me pak vaj ulliri. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





