Transmetuar më 20-07-2014, 17:27

Gjate shtatzënisë mund të keni përzierje të stomakut në orët e mëngjesit, diarre ose konstipacion. Mund të ketë momente kur e keni të pamundur të fusni një kafshatë të vetme në gojë. Më poshtë keni disa këshilla mbi atë që mund të hani gjatë këtyre momenteve.

Përzierjet e mëngjesit- Konsumoni krakera, drithëra ose bukë të thekur pa u ngritur akoma nga krevati. Hani nga pak dhe shpesh. Evitoni ushqimet e yndyrshme dhe të skuqura.

Konstipacioni- Konsumoni më shumë fruta dhe zarzavate. Pini të paktën 8 gota ujë në ditë.

Diarreja- Konsumoni salcë molle (bëhet nga molla, e cila ngrohet në një enë mbi zjarr mesatar dhe shtypet për tu bërë në formë pureje), banane, oriz të bardhë dhe bukë të bardhë.

Urthi- Konsumoni vakte me volum të vogël dhe shpesh gjatë ditës. Përpiquni të pini qumësht përpara vaktit. Evitoni kafeinën dhe mos u shtrini menjëherë pas konsumimit të një vakti. Pini ujë midis vakteve dhe jo bashkë me to. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit