
Ajo është një nga këngëtaret më të njohura dhe më të suksesshme të tregut shqiptar, falë zërit dhe pamjes së saj tepër joshëse. Zajmina Vasjari, edhe pse ka një eksperiencë të gjatë me ekranin, me sa duket, ende nuk i di disa gjëra elementare në jetë, të cilat mësohen që në klasën e parë të shkollës fillore.
Në një intervistë 60 sekondëshe të dhënë për një nga televizionet e Kosovës, e pyetur nga prezantuesja se sa shkronja ka alfabeti shqip, ajo është përgjigjur: “50”. Realisht janë vetëm 36 gërma, mes së cilave 7 zanore dhe 29 bashkëtingëllore.
Ju ftojmë të shikoni intervistën dhe përgjigjet në videon më poshtë. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





