
Ka disa rekorde të cilat askush nuk dot donte t’i thyente gjatë jetës së tij. Një nga këta mbahet nga një vajzë angleze 28 vjeçare, e cila ka ngelur plotë 110 herë në testin për të marrë patentën për drejtimin e makinës.
Ajo ka nisur të japë provat që në moshën 17 vjeçare dhe e ka përsëritur testin mesatarisht 10 herë në vit. Iu deshën plotë 11 vite për të marrë në dorën e saj patentën.
Problem për këtë vajzë është bërë jo vetëm koha e humbur, por edhe shifra prej rreth 4000 euro që ka paguar në total. Kjo ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku 35% e të rinjve nuk e kalojnë testin herën e parë.
Rekorde të tjera të pabesueshme janë ajo e një 30 vjeçari nga Peterbourgh, i cili e ka dhënë provimin 86 herë si dhe ajo e një 27 vjeçareje nga Haverfordwest, e cila e mori patentën pas 64 provave. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





