Transmetuar më 20-07-2014, 16:25

Këngëtarja shqiptare Elina Duni ka pohuar vetë se njërës nga këngët e saj i ka realizuar një klip në mënyrë teë veçantë dhe jo si gjithë këngët e tjera.
Sipas këngëtares, videoklipi është xhiruar gjatë rrugëtimit të saj me tren nga koncerti në koncert dhe është bërë vetëm më një aparat telefonik Iphone 5.
“Video e re "pamundësi" nga albumi Muza e zezë. Kënaquni. Një histori në vazhdimësi, e incizuar nga koncerti në koncert me iPhone5. Faleminderit Anima Pictures për editimin e videos”, ka shkruar Duni në Facebook. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





