Transmetuar më 20-07-2014, 15:59

Milioneria Paris Hilton ka provuar përsëri në fushën e muzikës. Pas pritjes së vakët të këngës së saj “Good Time”, e realizuar në bashkëpunim me reperin Lil Wayne, trashëgimtarja bionde ka nxjerrë në treg një këngë të re, të quajtur “Come Alive”.

Kënga është shoqëruar nga një videoklip, në të cilin Hilton duket si një kukull Barbie dhe kërcen në ajër, duke realizuar shumë veprime akrobatike.

Fotot që do të shikoni më poshtë, janë cilësuar nga kritikët në versioni “Alla Katy Perry”, duke bërë që Hilton të duket se ka imituar të sipërpërmendurën. Në fakt, edhe pse Katy Perry ka një pamje tërësisht tjetër dhe të ndryshme nga ajo e Hilton, arredimi i ambientit në klipin e saj, ngjan së tepërmi me preferencat e Perry. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit