
11 vjeçari Thobelani Ntaka nga Verulami, Afrika e Jugut, është bërë i njohur nga një pjesë e madhe e popullsisë në Afrikë, për shkak të aftësive të tij kuruese, të cilat vijnë në mënyrë të natyrshme dhe shpirtërore. Ai njihet si një kurues popullor, me aftësi të jashtëzakonshme.
Jeta nuk ka qenë aspak e lehtë për të, që kur nëna i vdiq, kur Ntaka ishte vetëm 18 muajsh.
Babai i tij, 45 vjeçari Vusumuzi Ntaka, i cili ishte i verbër, është shprehur se i biri është kujdesur për të që në moshën 4 vjeçare. “Unë u verbova tërësisht në vitin 2007 dhe që nga ai moment nisa të varem tërësisht nga im bir”, ka thënë 45 vjeçari.
Në vitin 2010, Thobelani u zhduk për tri ditë rresht. Fatmirësisht, ai u gjend prapë në afërsi të detit në Durban. “Isha shumë i befasuar dhe nuk e besoja kur më tha se ai ishte pajisur me disa veti kuruese gjatë kohës që ishte pranë detit, por dyshimet e mia u hodhën poshtë tërësisht, pasi im bir më preku sytë dhe më riktheu shikimin”, tha babai.
11 vjeçari merr më shumë se 100 telefonata në ditë, nga persona që kërkojnë ndihmë prej tij. “Unë nuk mund të kujdesem tërësisht për të gjithë. Disa më kanë frikë dhe më shikojnë si të jem jashtëtokësor, por ka edhe nga ata që kanë kërkuar të më punësojnë, por unë kam refuzuar”, është shprehur djali.
Ai ka shtuar se asnjë gjë nuk do të mund të ndikojë në shkollimin e tij, të cilin e ka cilësuar si dëshirën primare, pasi kur të rritet, dëshiron të bëhet pilot. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





