Transmetuar më 20-07-2014, 14:39

Shkenca ka arritur të krijojë një kontraceptiv të ri të kompjuterizuar, i cili futet nën lëkurë dhe mund të ketë efekt tek personat që e instalojnë, deri në 16 vite.

Ky kontraceptiv përbëhet nga një çip i gjatë 2 cm, i cili vendoset nën lëkurë nëpërmjet një telekomande, e cila arrin ta kontrollojë. Çipi lëshon një dozë të vogël Levonorgrestres, një hormon i cili përdoret normalisht, brenda 72 orëve, pas raportit seksual. Siç u përmend edhe më sipër, jetëgjatësia e tij është 16 vite, por hormoni mund të kontrollohet (ndalohet apo aktivizohet) në çdo lloj momenti, nëpërmjet telekomandës.

Avantazhi i kontraceptivit është se mund të kontrolloni në mënyrë të dëshiruar nivelin dhe fluksin e Levonorgestrel të lëshuar nga ata që njihen si serbatorët e brendshëm të çipit. Pra, në një farë mënyre, do ta keni vetë në dorë, pa qenë e nevojshme të pini kokrra, apo të harxhoni para të tjera nëpërmjet konsultave me mjekun dhe specialistët e fushës, për të shmangur shtatzëninë e padëshiruar./a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit