Transmetuar më 20-07-2014, 14:23

– Ushqimi luan një rol kryesor. Sigurohuni që merrni të gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme për organizmin, të cilat ndikojnë edhe në qerpikët tuaj. Të njëjtat vitamina që ndihmojnë rritjen e flokëve janë të vlefshme edhe për qerpikët.

– Zgjidhni me kujdes produktet e make-up, veçanërisht rimelin. Ai duhet të jetë delikat dhe të lahet me lehtësi. Evitoni rimelin kundra ujit.

– Mos e përdorni kthyesen e qerpikëve, vetëm në ndonjë rast të veçantë pasi mund të këpusë qerpikët.

– Sa më shumë t’i lini sytë pa make-up aq më mirë është.

– Hidratojini qerpikët. Ashtu si ka nevoje lëkura dhe flokët për hidratim edhe qerpikët duhen hidratuar. Një mënyrë natyrale dhe shumë efikase është përdorimi i vajit të ullirit. Çdo natë, pasi t’i keni pastruar, lyeni pak majat e gishtave dhe kalojini nëpër qerpikë./a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit