Transmetuar më 20-07-2014, 13:53

Tiranë, 20 korrik 2014, NOA.al – Një aksident i ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, ka sjellë si pasojë plagosjen e dy personave.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Linzës, ku si pasojë e daljes së mjetit nga rruga, kanë ngelur të plagosur shoferi dhe pasagjeri.
Mësohet se të dy personat, identiteti i së cilëve nuk është bërë publik, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke punuar për dokumentimin e plotë të saj. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





