Transmetuar më 20-07-2014, 11:20

Kemi folur shumë për veshjet, syzet e diellit e rrobat e banjës për këtë verë, por a e dini se cili është aksesori më në modë gjatë kësaj stine? Quhet “ear cuff” dhe aktualisht janë cilësuar si vëthët më të preferuar.

Përmasat dhe llojet e tyre janë nga më të ndryshmit. Nëse doni, i gjeni të vegjël, të mëdhenj, me shkëlqim, me ngjyra, të errët, mbresëlënës, apo si të dëshironi ju. Janë përdorur gjerësisht në pasarela, por edhe nga VIP-at, në ditë të zakonshme.

Përfundimisht, janë ato që çdo femër duhet t’i ketë patjetër në koleksionin e saj të aksesorëve. Në galerinë e mëposhtme do të gjeni lloje të ndryshme, të cilat i mbajnë artistë si Miley Cyrus, Kesha, rihanna, etj.. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit