
Durrës, 20 korrik 2014, NOA.al – Inspektorati Ndërtimonr Urbanistik Kombëtar ka prishur një objekt të paligjshëm (vilë dykatëshe) në zonën e Golemit, në Durrës, në kuadër të masterplanit për zhvillimin e kësaj zone turistike.
Aksioni ka nisur ditën e djeshme rreth orës 12:00 dhe ka përfunduar rreth orës 16:00 duke u drejtuar nga Kryeinspektori, Zyhdi Dajit.
Kreu i INUK tha për mediat se: “Objekti i shembur bie në kundërshtim me masterplanin urbanistik të zonës. Ndërtesa dykatëshe ishte bërë pengesë për ndërtimin e rrugës që ka planifikuar Komuna e Golemit për të lidhur bregun e detit me pjesën tjetër të plazhit nëpërmjet rrugës dytësore Durrës – Rrogozhinë”.
Ndërtimet pa leje pengonin realizimin e projektit të rrugës që të çon në plazh. Prej kohë 1300 banorë të kësaj zone kërkonin hapjen e kësaj rruge, pasi atyre u duhej të përshkonin kilometra të tëra, edhe pse vija bregdetare është vetëm 200 larg, madje ka pasur edhe një vendim prishjeje të këtyre objekteve në vitin 2006, por ekzekutimi ishte penguar.
Njëherazi INUK vijon me prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë, prapa Stadiumit “Qemal Stafa” ku u ndërhy në një objekt, dhe në rrugën e Elbasanit, në zbatim të projektit për zgjerimin e kësaj të fundit. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





