
Korçë, 20 korrik 2014, NOA.al – Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Korçë-Ersekë. Viktimat janë identfikuar si 31 vjeçari me iniciale E. Ç. dhe vëllai i tij, 36 vjeçari V.Ç..
Burime nga policia i thanë NOA.al se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:55 të ditës së sotme në fshatin Dovran. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe, që ka çuar në daljen nga rruga të mjetit me targa AA 864 GR.
Dy të rinjtë kanë qenë duke u kthyer nga një dasmë për banesën e tyre. Policia është në vendngjarje dhe po punon për evidentimin e plotë të shkaqeve e dokumentimin e ngjarjes . /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





