Transmetuar më 19-07-2014, 19:42

Një natë që do të mbahet mend gjatë ajo e Javier Zanettit në Argjentinë, citon Supersport. Zv/presidenti i Interit është bërë protagonist i një episodi të frikshëm në qytezën Banfield, ku u sulmua nga disa njerëz të armatosur në momentin që ndodhej në makinë bashkë me të atin.

Sipas asaj që raporton gazeta lokale “Diario Popular”, ish kapiteni i Interit u kërcënua me një pistoletë duke u detyruar t’ua dorëzonte makinën grabitësve në qendër të qytetit argjentinas.

Kriminelët e kërcënuan disa herë me jetë ish lojtarin, dhe pasi hipën në makinë u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.

Zanetti komunikoi menjëherë me policinë, e cila nisi kërkim për identifikimin e autorëve. Sipas të dhënave, uniformat e rendit janë shumë pranë arrestimit të autorëve, të cilët tashmë janë identifikuar.

Një histori që mesa duket përfundoi me një fund të lumtur për kapitenin, i cili ndodhet në vendlindje për të kaluar disa ditë në shoqërinë e familjes dhe miqve të tij të vjetër.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit