Transmetuar më 19-07-2014, 19:09

Brazili vazhdon të ziejë nga zërat për pasardhësin e Luis Felipe Scolarit në stolin e kombëtares, citon Supersport.

Fillimisht emri më i përmendur ishte ai i ish teknikut të Corinthians, Tite, por kuotat e tij janë në rënie sepse një tjetër emër po shfaqet në horizont.

Besojeni ose jo, Brazili mund të rikthejë në stol një tjetër ish. Ai është ish mesfushori Dunga, kapiten i Brazilit, kampion bote në vitin 1994.

50-vjeçari e ka drejtuar Selecaon edhe në vitet 2006-2010 duke fituar Copa America në vitin 2007, dhe Kupën e Konfederatave dy vite më pas.

Në përfundim të botërorit 2010, federata nuk ia rinovoi kontratën për shkak të paraqitjes zhgënjyese në Afrikën e Jugut, ku u eliminua nga Holanda në çerekfinale.

Sipas mediave vendase, Dunga ka ruajtur marrëdhënie të shkëlqyera me shefin e skuadrave zinxhir të kombëtares, Gilmar Rinaldi, i cili ka propozuar emrin e Dungas për të ringritur Selecaon pas dështimit historik në Botërorin e shtëpisë.

Ish tekniku i 5 herë kampionëve të botës, u shkarkua në muajin tetor nga stoli i Internacional dhe që prej asaj kohe nuk ka mbajtur asnjë post tjetër.

Perveç Dungës dhe Titos, një tjetër emër i mundshëm që bën pjesë në listë është edhe ai trajnerit aktual të Sao Paulos, Muricy Ramalho.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit