
Mourinho tregoi prapaskenën sa i përket transferimit të Cesc Fabregas në Londër me destinacion Chelsea-in.
Me afrimin në skuadër të Filipe Luis, merkato e Chelsea-it mund të konsiderohet e mbyllur, për këtë siguron vetë trajneri i bluve të Londrës, Jose Mourinho.
Mbrojtësi i majtë brazilian nënshkroi një kontratë tre vjeçare, ndërsa për të marrë shërbimet e tij, presidenti rus Roman Abramovich, derdhi në arkat e Atleticos së Madridit 20 milion Euro.
Përpara Filipe Luis, Chelsea kishte afruar në ekip edhe Diego Costën, Cesc Fabregas dhe Thibuat Courtois, me portierin belg që u rikthye në Londër pas huazimit 3-vjeçar te Los Colchoneros, emra këta që sipas Mourinhos, janë të mjafueshëm për të rikthyer Chelsea-in te suksesi.
“Merkatoja jonë për këtë vit mund të konsiderohet e mbyllur. Kemi afruar në skuadër ata lojtarë që dëshironim dhe besoj se nuk kemi nevojë për asnjë futbollist tjetër.
Klubi ka bërë një punë të shkëlqyer dhe unë jam shumë i kënaqur me lojtarët që kam në dispozicion për sezonin e ri.
Edhe skuadrat e tjera janë përforcuar, ky fakt nuk më frikëson aspak pasi unë kam besim te ekipi im, dhe jam i bindur se këtë sezon do të arrimë gjëra të mëdha”.
Në vijim Mourinho tregoi një prapaskenë sa i përket transferimit të Cesc Fabregas në Londër, me destinacion Chelsea-in.
“Si e binda Faberegasin për të ardhur te Chelsea, për këtë më mjaftuan vetëm 20 minuta. Ai dëshironte të vinte te ne dhe unë nuk është se bëra ndonjë gjë të madhe për ta bindur. Edhe Arsenali ishte një opsion për Faberegasin, megjithatë unë mendoj se ai shikonte te Chelsea një ekip më të mirë për të vijuar karrierën e tij”.
Por ndërkohë që Mourinho thotë se merkatoja e Chelsea-it është mbyllur me blerjen e Filipe Luis, faqja e specializuar Goal.com raporton se blutë duan ti shkëputin një tjetër lojtar Atleticos së Madridit.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Miranda, me Chelsea që ka gati një ofertë prej 25 milionë Eurosh për të bërë të vetin lojtarin brazilian.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





