
Ky është horoskopi për ditën e diel, 20 korrik 2014 që Noa.al sjell për ju. Shanset janë që gjatë kësaj dite të ndiheni shumë të rëndësishëm dhe të arrini qëllimet tuaja. Është një ditë e mirë e cila favorizon punën krijuese, duke iu bërë të ndiheni më të lirë për të kënduar, kërcyer, shkruar etj.
Dashi
Kjo është një nga ato ditë kur të lindurit e kësaj shenje mund të gëzojnë çdo minutë të jetës së tyre. Femrat e lindura në këtë shenjë do të ndihen mbretëresha të vërteta dhe do të kapërcejnë rutinën. Nuk është momenti për ta stresuar veten dhe për ta vendosur përballë një pune të sforcuar.
Demi
Rehatia në shtëpi do të jetë domosdoshmëri për të lindurit e kësaj shenje. Mund të surprizoheni nga një vizitë e papritur. Është ditë e mirë për të organizuar një festë në shtëpi me fëmijët, me ndonjë të ftuar me të cilin ndiheni komod, apo edhe me partnerin tuaj.
Binjakët
Diplomacia është një kusht i rëndësishëm për të garantuar komunikimin e këndshëm sot. Nëse ndodh që binjakët të jenë në humor të mirë, ka shumë mundësi që të ndikojnë tek të tjerët, duke u bërë edhe më të pëlqyer.
Gaforrja
20 korriku do të jetë shumë i mirë për të pushuar, apo për tu marrë me aktivite zbavitëse, estetike dhe financiare. Gjatë kësaj dite gaforret mund të përballojnë blerjen e shumë gjërave, edhe të atyre të rralla.
Luani
Luanët do të kenë mundësi të mrekullueshme për të demonstruar shijen e tyre, kjo falë edhe mundësive financiare. Femrat e lindura në këtë shenjë mund të blejnë veshje që të surprizojnë partnerin e tyre, i cili do të tregohet një zotëri i vërtetë.
Virgjëresha
Të lindurit e kësaj shenje duhet ta përdorin këtë ditë për aktivitetin e tyre krijues dhe për gjenerimin e emocioneve pozitive. Është koha për të treguar ngrohtësi me ata persona që ju duan, veçanërisht me pjesëtarët e familjes.
Peshorja
Nuk do të jetë e vështirë që ta kaloni ditën bukur. Sot jeta ju ka rezervuar mënyra të veçanta për tu kujdesur për çdo gjë, edhe për dëshirat e mira që do të keni. Në fillim të ditës do të jeni në formën më të mirë, dhe do të shënoni sukses.
Akrepi
Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet të tregohen të ftohtë dhe egoist. Shmangia e diçkaje të tillë do të jetë në të mirën tuaj. Jepni mendimin tuaj për të tjerët, kjo gjë do të përmirësojë humorin tuaj dhe do t’iu afrojë më shumë. Tregoni lirshmërinë tuaj dhe bujarinë, edhe nëse do t’iu duhet të shpenzoni para.
Shigjetari
Sot do të ndiheni të bukur, të lumtur dhe do të tërhiqni vëmendjen e të tjerëve mbi vete, duke bërë që të shiheni me admirim. Bujaria dhe buzëqeshja juaj do të jenë të parezistueshme. Do të ndiheni më se rehat të përfshirë në çështje të modës, estetikës, reklamave apo biznesit.
Bricjapi
Të lindurit e kësaj shenje do të fokusohen në punët e tyre personale si kurrë më parë. Kjo ditë do të tregojë se ju keni aftësi të sinqerta për të gëzuar jetën dhe të mos përhumbeni mes gjërave të trishta që sillen në mendjen tuaj.
Ujori
Sa më të komunikueshëm të jeni, aq më pak do ti përkisni vetes suaj sot. Koha juaj do të shpenzohet me miqtë dhe me gjëra të tjera të rëndësishme. Nëse marrëdhënia juaj me një person të afërt është në krizë, ka shumë mundësi që të rivendosni sërish harmoninë e munguar.
Peshqit
Mos e humbni ditën me vetëkëqnaqësi, përndryshe, do të rrezikoni ta kaloni në vetmi, sinqeriteti dhe komunikimi me zemër, do t’iu bëjë më të afrueshëm. Megjithatë ata peshq që do të marrin gëzim dhe lumturi, duhet të dinë dhe ta kthejnë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





