Transmetuar më 19-07-2014, 17:52

Fier, 19 korrik 2014, NOA.al- Një aksident me pesë të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Fier.

Një makinë me targa KV3146 D, është përplasur me një automjet me targa të huaja. Për pasojë kanë mbetur të plagosur pesë anëtarë të së njëjtës familje, Franko Hysa, Gentiana Hysa, Julieta Hysa, Sabrie Hysa dhe Qani Hysa.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pylli i Levanit”, ku pesë të dëmtuarit janë dërguar në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët po hetojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit