Transmetuar më 19-07-2014, 17:18

Marrja e rrezeve të diellit mund të shkaktojë dëme, por evitimi i tyre mund të jetë më i dëmshëm. Mungesa e ekspozimit në diell çon në reduktim të prodhimit të vitaminës D, duke bërë që të dyfishohet rreziku i vdekshmërisë.

Është ky fakti i zbuluar nga një studimi suedez i Karolinska University Hospital dhe Lund University Hospital, i publikuar në revistën shkencore “Journal of internal medicine”, bazuar në 30 mijë femra suedeze me moshë nga 25 deri në 64 vjeç, me një lëkurë shumë të bardhë, të cilat u monitoruan për 20 vjet.

“Zbuluam se vdekshmëria për shkaqe të ndryshme, lidhet edhe me rrezet e diellit. Shkalla e vdekshmërisë mes atyre që që evitonin rrezet e diellit rezultoi dyfish më e lartë, krahasuar me personat që ekspozoheshin rregullisht në diell”, u shprehën drejtuesit e studimit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit