Transmetuar më 19-07-2014, 15:57

Thuajse 80% e femrave që janë në pritje për tu bërë nëna gjatë tre muajve të para të shtatzënisë përjetojnë përzierje dhe të vjella, duke ua bërë aktivitetin e jetës së përditshme më të vështirë. Për të mbajtur nën kontroll këtë situatë nuk ka nevojë që të rendni gjithmonë te mjeku, por provoni disa zgjidhje natyrale.

Është e rëndësishme që në regjimin tuaj ushqimor të mos mungojnë karbohidratet, si buka, makaronat, patatet dhe orizi, për shkak se të vjellat i zhdukin më shpejtë këto elemente.

Mundohuni që të mos rrini asnjëherë me stomakun bosh, ndërsa evitoni ushqimet e skuqura, me yndyrë dhe pikante. Mbani gjithmonë me vete bukë të thatë, biskota apo produkte të kësaj natyre.

Çaji i kamomilit dhe me mente është ideal për të zbehur simptomat e vjelljes. Një tjetër zgjidhje është duke përtypur pak lëkurë limoni, mandarine, ose portokalli.

Pini shumë ujë, por jo gjatë vakteve. Bëni pak shëtitje pasi keni ngrënë, në mënyrë që të lehtësoni tretjen dhe të shmangni vjelljen./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit