Transmetuar më 19-07-2014, 14:35

Shkodër, 19 korrik 2014, NOA.al- Kufoma e një femre është gjetur në lumin Buna. Trupi i pajetë u gjet mesditën e sotme në rrjedhën e lumit Buna, pranë fshatit Zues, në komunën Rrethina të Shkodrës.

Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se kufoma i përket një femre të moshës 59 vjeçare, identiteti i së cilës nështë Zake Plori, sipas konfirmimit zyrtar të policisë.

Nga kqyrja e kufomës, nuk rezulton të jetë ushtruar dhunë apo shenja të tjera. Efektivët e policisë po hetojnë lidhur me zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, ndërsa pista paraprake është e vetëmbytjes.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë për veptime të mëtejshme./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit