Transmetuar më 19-07-2014, 14:15

Nëna e një vajze 16 vjeçare në Itali, po hetohet nga policia e Genova, pasi shiti për marrëdhënie seksuale vajzën tek një burrë 60 vjeçar, Domenico Angrisano, i cili u arrestua nën akuzën e dhunës seksuale.

Burri ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa nëna e kishte detyruar të miturën për 150 euro të kryente marrëdhënie seksuale me të moshuarin.

Çështja u zbulua pasi vajza iu besua disa shokëve të klasës dhe një profesori të psikologjisë.

Vajza iu besua një instituti për të miturit. Bazuar në hetimet e policisë dhe tabulatet telefonike, rezultoi se takimet mes të moshuarit dhe të miturës nën ndërmjetësinë e nënës vazhdonin prej disa muajsh./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit