Transmetuar më 19-07-2014, 14:04

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të jetë në kushtet e motit të kthjellët në pjesën më të madhe të tij deri në orët e mesditës kur vranësira të dobëta do të zhvillohen në zonat malore të vendit.

Orët e pasdites do vijojnë me kthjellime në zonat e ulta dhe bregdetare ndërsa shtim të vranësirave do të ketë në zonat veriore dhe verilindore duke i rrezikuar këto zona nga shira të përkoshëm të karakterit lokal.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje te lehtë në vlerat maksimale të ditës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perendimor dhe jugperëndimor për pasojë dallgëzimi në det do të ngjitet deri në 2 ballë.

Europa

Europa qendrore dhe zona e Alpeve të kontinentit do të karakterizohen nga vranësira dhe shira. Po ashtu me vranësira dhe shira, paraqiten ishujt Britanike por shirat do të jenë të përkohshme.

Europa veriore, jugperëndimore dhe pothuajse të gjithë vendet Mesdhetare të kontinentit do të dominohen nga kthjellimet dhe vranësirat e lehta dhe kalimtare. Situata termike do të mbetet problematike në zonat jugore dhe jugperëndimore të Europës pasi parashikohen temperatura nga 30 në 38 gradë C./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit