
Mposhtni stresin duke nuhatur aromat e pëlqyeshme dhe familjare. Është ky sugjerimi i fundit që vjen nga Britania e Madhe, lidhur me ankthin dhe stresin.
Njerëzit ndihen më të lehtësuar duke nuhatur aroma familjare, si parfume, lule, apo gjëra që iu kujtojnë situata të qeta dhe relaksuese.
Drejtuesja e studimit Roja Dove shprehet se, “Parfumi stimulon sinapest e trurit, të cilët shkaktojnë një relaksim të hormoneve. Kur nuhasim një parfum që na pëlqen, përfshihemi nga ndjesi pozitive dhe nga qetësia. Jo vetëm parfumët e paketuar, por edhe aromat që lidhen me mendime pozitive, si lulet, një gatim i këndshëm apo diçka tjetër. Në mesin e tyre shërbejnë edhe aromat në natyrë"./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





