
Një autobus i nisur nga Austria për në Kosovë, është aksidentuar në Serbi. Mediat serbe bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit 10 nga pasagjerët janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa mësohet se në total në autobusin e aksidentuar ndodheshin 49 pasagjerë, që të gjithë shqiptarë të Kosovës.
Në total të lënduarit janë 30 persona, 12 prej të cilëve fëmijë, jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se autobusi ka dalë nga rruga mëngjesin e sotëm në zonën e Rudarës, për arsye ende të panjohura, duke shkaktuar edhe bilancin e rëndë. Të dëmtuarit janë dërguar për mjekim në spitalin më të afërt./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





