Transmetuar më 19-07-2014, 11:29

Durrës, 19 korrik 2014, NOA.al- Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik ka nisur aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje, në zonën e Malit të Robit në Durrës.

Nën drejtimin e kryeinspektorit Zyhdi Dajti, paraditen e sotme ka nisur prishja e një vile të madhe, ndërsa aksioni parashikon hapjen e rrugës që të çon në zonën e plazhit.

Mësohet se vendimet për prishjen e objekteve pa leje në këtë zonë ishin marrë prej vitesh, por nuk ishin zbatuar deri më sot.

Deri më tani nuk janë shënuar konflikte mes përfaqësuesve të INUK dhe banorëve të zonës./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit