
Tiranë, 19 korrik 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e shtunë, 19 korrik 2014.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Si do llogariten/ Pagat, koeficientët e rinj për pensionet”.
Tituj të tjerë janë; “Nuk arrestuan gardistët në 21 Janar, padi Burgajt e Kuliçajt”.
“Flet Linda Rama: Si reagoi Edi kur i thashë se jam shtatzënë, me Krastën debat parimor”.
“Arrestohet për mashtrim konsulli i vetëshpallur i Italisë”.
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Pensionet, llogariten përfitimet nga vitet 1994- 2014”.
Tituj të tjerë janë; “Nuk arrestuan vrasësit e 21 Janarit, paditen Burgaj dhe Kuliçaj”.
“Zbulohen përgjimet, rusët rrëzuan avionin me raketë”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor, “Pasuria e diplomatëve. Ambasadorët tanë, pronat dhe llogaritë”.
Tituj të tjerë janë; “Trafik armësh, arrestohen babai, djali dhe nipi i tyre”.
“21 Janari”, padi ndaj Burgajt dhe Kuliçaj”.
“Linda Rama: E vërteta e “sherrit” të Edit me Krastën”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Hysni Burgaj, edhe për burg edhe mikpritës i Edi Ramës. A ka vend edhe për PS-në thënia e deputetit socialist Pjerin Ndreu, kur tha se "Lulzim Basha edhe të padit, edhe të fton në Iftar!”
Tituj të tjerë janë; “Gjermeni: Padi penale për krerët e bashkive që abuzuan me lejet e ndërtimit”.
“Ministri Haxhinasto: Tragetet, ulje e tarifave 20-30%”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “A ka kryengritje në “pallatin” e Rilindjes? Projektligjet e qeverisë ngecin në filtrin e “veteranëve” të PS, por a do të ketë një tjetër përçarje në kampin e majtë?”.
Tituj të tjerë janë; “Linda Rama: Ja pse debatoi Edi me Adi Krastën, në ditëlindjen e Papavramit”.
“PD për krimin: Vrasjet janë rritur, zbulueshmëria 14 % më pak”.
“Ristani: Kapja e drejtësisë për pushtet, e rrezikshme. Bojkoti, vendim i rëndë”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





