
Komandanti i një avioni amerikan, bleu pica për të gjithë pasagjerët, pasi mjeti fluturues u vonua disa orë për tu nisur.
Avioni amerikan i Frontier Airlines ishte nisur nga Uashington dhe kishte si destinacion Denver, por u detyrua të bëjë ulje të detyruar në aeroportin më të afërt, deri sa moti i keq të qetësohej.
Duke u ndeshur me disa orë vonesë, komandanti i avionit vendosi që të porosit plot 160 pica për pasagjerët, duke i paguar të gjitha nga xhepi i tij.
Kjo porosi habiti edhe pronarin e picerisë, pasi ora ishte rreth 22.00 dhe piceria ishte gati për tu mbyllur. Sapo mbërritën picat, pasagjerët mbetën të befasuar nga veprimi i këndshëm i komandantit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





