Transmetuar më 18-07-2014, 19:59

Akulli– Sapo pikaset pickimi, aplikoni një kub akull në pjesën e pickimit, në mënyrë që shenja të zhduket. Shmangni vendsojen direkt në lëkurë, por rrethojeni akullin me një copë fasho.

Lëkura e bananes– Vendoseni pjesën e brendshme të lëkurës së bananes në pjesën e pickimit.

Mjaltë– Edhe mjalti është një zgjidhje shumë e mirë kundër pickimit të mushkonjave. Aplikojeni direkt në lëkurë dhe mbajeni për gjysëm ore.

Sodë– Përzieni pak sodë me mjaltë dhe uthull dhe vendoseni në pjesën e pickimit.

Limon– Shtrydhni pak lëng limoni në pjesën e pickimit. Kjo gjë do të pengojë enjtjen dhe krruarjen.

Qepa– Edhe qepa është një zgjidhje natyrale kundër pickimit të mushkonjave. Vendosni pak qepë në pjesën e pickimit.

Kripë– Vendosja e disa brezave kripë në pjesën e pickimit, do të shmangë krruarjen./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit