
NASA ka konfirmuar praninë e jetës jashtë tokës. Për herë të parë agjencia hapësinore amerikane ka folur për forma të tjera jete të pranishme në planete të tjerë, duke shprehur synimin për të studiuar këto forma të reja jete.
NASA ka analizuar 5000 planete në të cilat mund të ketë forma jete dhe tashmë po studion se për çfarë formash jete bëhet fjalë.
Ideja është për të krijuar pajisje që lejojnë një studim më të thelluar në univers dhe për “botët e reja” në rrugën e Qumështit.
“Deri para pesë vitesh nuk e dinim se 10-20% e yjeve përreth nesh janë të ngjashme me Tokën. Kjo bën që të ngremë hipoteza për forma të ngjashme jete në planetin tonë. Brenda 20 vitesh mund të takojmë alienët”, shprehet Sara Seager, zyrtare e NASA./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





