

Dielli- E dinit që në mesin e zgjidhjeve natyrale për zbardhjen e rrobave është edhe dielli? Fuqia e rrezeve të diellit bën që disa njolla të lehta të zhduken vetë.
Hiri– Gjyshet tona e përdornin shpesh hirin duke bërë finjë, për të zbardhur rrobat. Në fakt hiri ndikon më së miri për të hequr njollat dhe për ti bërë ato më të bardha.
Lëngu i limonit– Shtoni lëngun e dy kokrrave limoini, dhe dy lugë kripë gjatë larjes së rrobave. Do të shikoni që në përfundim ato do të jenë dukshëm më të bardha.
Soda e bukës– Shtoni një filxhan sodë buke në çdo larje dhe rrobat e bardha do të theksojnë ngjyrën e tyre duke e ruajtur për shumë gjatë.
Kripa– Kripa ndihmon për zhdukjen e njollave të vogla. Së bashku me ujin luan rol të rëndësishëm për zhdukjen e njollave dhe papastërtive./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





