Transmetuar më 18-07-2014, 18:03

Konkurrenca për të qenë portieri titullar i Barcelonës në sezonin e ri nuk do të jetë vetëm mes Claudio Bravos dhe Marc Andre Ter Stegen, pasi për këtë rol do të luftojë edhe Jordi Masip.

Ish portieri i Barcelonës B gjatë këtij sezoni do të jetë pjesë e skuadrës së parë. Megjithatë 25-vjeçari spanjoll nuk kënaqet me kaq pasi kërkon të jetë ai portieri i titullar i Barçës në sezonin e ri.

“Unë gjithmonë kam jetuar në një konkurrencë mes tre portierësh. Mendoj se kjo gjë është diçka e mirë, pasi çdokush dëshiron të japë më shumë nga vetja.

Kam idenë se konkurrenca mes meje, Bravos dhe Ter Stegen do të na shërbejë neve për të dhënë gjithmonë maksimumin, por do t’i bëjë mirë edhe skuadrës.

Unë do të punoj fort, pasi dëshiroj të luaj shumë minuta gjatë këtij sezoni. Dëshira ime është të jem portieri i parë i Barcelonës”.

Në vijim Masip u përqendrua te besimi i madh që u jep trajneri Luis Enrique lojtarëve të rinj si ai.

“Luis Enrique gjithmonë ka besuar te të rinjtë, madje që kur ka qenë pjesë e Barcelonës B. Ai në atë kohë na motivonte ne futbollistëve të rinj duke na thënë se duhet të kishim ambicie të mëdha dhe të tregonin se mund të luanim në ekipin e parë.

Fakti që do të punoj sërish me të, më jep akoma edhe më shumë besim se mund të përmirësohem dhe të bëj gjëra të mëdha në të ardhmen”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit