Transmetuar më 18-07-2014, 16:57

Supermodelja Irina Shayk, ndodhet në pushime me të fejuarin e saj prej katër vitesh, futbollistin portugez Cristiano Ronaldo.

Nga këto pushime ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram dy fotografi ku shfaqet tejet seksi, e veshur me bikini ngjyrë portokalli.

Pa make up Irina duket vërtetë ndjellëse e shtrirë duke marrë rreze dielli. Në një tjetër fotografi ajo shihet bashkë me Ronaldon, ku që të dy duken të relaksuar.

Ndërkohë në më pak se një muaj Irina do të shihet në ekranin e kinemasë, në rolin e Megara, gruan me të cilin është i dashuruar Herkuli, në filmin “Herkuli, luftëtari”, film i Brett Rathner.

Në pritje për të bërë promovimin e filmit, ajo po shijon relaksin e pushimeve në krahët e partnerit të saj./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit