Transmetuar më 18-07-2014, 16:37

Kapiteni 30 vjeçar i kombëtares gjermane, pas ngritjes së kupës së katërt të kampionëve të botës vendos që të largohet nga kombëtarja.

Paraditen e sotme Philipp Lahm, komunikoi tërheqjen e tij nga kombëtarja vendase. Ky lajm u publikua nga e përditshmja “Bild”, ndërsa u konfirmua nga menaxheri i futbollistit, Roman Grill.

Kështu finalja në Maracana kundër Argjentinës, ishte ndjeshja e fundit që Lahm luajti me bluzën e Gjermanisë.

Futbollisti i Bayern Monaco, luajti për herë të parë me kombëtaren në vitin 2004, kundër Kroacisë. Ai e mbyll karrierën në kombëtare me 113 ndeshje dhe 5 gola./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit