Transmetuar më 18-07-2014, 16:13

Pjatë e lehtë– Për të mposhtur të nxehtin, bëni mirë që kompozimi i vaktit tuaj të jetë me ushqime të lehta për tu tretur, kryesisht fruta dhe perime, si dhe 2 litra ujë.

Kripërat minerale– Asnjëherë mos i lini pas dore kripërat minerale, të cilat humbin përmes djersës. Përdorni ushqime dhe pije që përmbajnë magnez, zink, fosfor, kalcium dhe potas.

Mëngjes i lehtë dhe energjik– Në vend të qumështit të ngrohtë mund të përdorni kos me fruta të grira.

Hani shpesh dhe pak– Nëse arrini të respektoni ritmin e tre orëve nga një vakt te tjetri, reduktoni mundësinë për të shkuar të uritur drejt vaktit kryesor, dhe e lodhni më pak aparatin tretës, i cili punon në mënyrë konstante.

Karbohidratet- Mos hiqni dorë nga makaronat, por reduktoni sasinë dhe shpeshtinë e tyre. Nëse është e mundur reduktoni konsumin e bukës.

Perime dhe fruta freskuese– Sallata jeshile, rukola dhe majdanozi nuk duhet të mungojnë në tavolinën e verës. Gjatë kësaj periudhe konsumi i frutave duhet shpeshtuar. Veçanërisht shalqini dhe pjepri.

Proteinat– Zgjidhni ato që janë më të lehta, si djathin e bardhë, mishin e bardhë, fasulet, bishtajat etj./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit